Teksa u pa me lule në dorë, aty la edhe një mesazh “Tek varri yt, erdha i fundit babë.Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do i falenderoj të gjithë“, shkruan mes tjerash.
Ai do i takoj edhe familjarët e tij të ngushtë.
“Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle për GE.
Thaçi nuk u të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij që u mbajt të martën, më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.