Kompleksi Vali Ranch pati kënaqësinë të mirëpresë një nga figurat më të njohura të politikës ndërkombëtare, ish-presidentin e Kroacisë, z. Stjepan Mesić. Vizita e tij u shoqërua me një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje nga stafi i kompleksit dhe menaxhmenti i restorantit Romantika.
Z. Mesiq, një emër me histori të gjatë dhe të rëndësishme në politikën rajonale, u prit me respekt dhe nderimet që i takojnë një personaliteti të këtij niveli. Vizita e tij është një dëshmi e reputacionit që ka krijuar Vali Ranch si një destinacion cilësor dhe i denjë për miq të rëndësishëm nga rajoni dhe më gjerë.
Faleminderit për vizitën, z. Mesiq – jeni gjithmonë i mirëpritur!