Profesori, Salem Lepaja ka njoftuar se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lepaja lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)”, ka shkruar ai, pa dhënë arsyet e largimit nga Vetëvendosja.
Lepaja, kishte qenë profesor i Albin Kurtit, gjatë kohës së studimeve.
Ai ishte njëri ndër profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, i cili i ligjëroi kryeministrit dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Në disa intervista Lepaja kishte folur për Kurtin dhe për periudhën kur ai kishte qenë student. Madje, Lepja kishte thënë se ai kishte ruajtur fletoret e provimet e Kurtit, duke e cilësuar si studenti më i mirë i asaj kohe./Reporteri.net/