Afrim Myrtaj, Ish-ushtar i UÇK-së, që u mbijetoi 11 plumbave në Betejën e Zhegocit, tregon se si u sulmuan nga forcat serbe derisa po shkonin për ta dhënë një lajm për bashkëluftëtaret dhe momentin e rënies së dëshmorit të parë të Zonës Operative të Karadakut, Pajazit Ahmeti-Paja.
“Kjo është vetura që kemi qenë unë dhe Paja. Paja ka qenë duke vozitur, unë kam qenë në anën e kundërt. Jemi qenë duke vozitur me një shpejtësi normale, 80 ose 90 në orë. Paja ka qenë në këtë pozitë. D.m.th. kur kemi kaluar atë zonën ku kanë qenë të vendosur serbët, ata kanë filluar të shtinë me një breshëri plumbash drejt nesh. Siç po e shihni edhe vetë në veturë, këto janë dëshmi. Momentin kur kanë filluar të shtinë, Paja e ka ndalur veturën dhe ka filluar të dalë nga kjo pjesë, ka vrapuar drejt rrugës. Ndërsa unë kam dalë në anën tjetër dhe jam nisur drejt Pajës. Paja ka vrapuar në drejtim të një livadhi që gjendet më poshtë. Ndërsa unë jam pozicionuar në një drejtim tjetër.
“Ne kemi qenë duke shkuar në këtë drejtim, kemi qenë duke shkuar që ta informoj pikën më të lartë sepse kemi pasur probleme me radiolidhje. Paja ka qenë një ndër korrierët e parë të zonës. Në ato momente unë e shoqëroja edhe si truprojë e tij. Ai ishte vozitës dhe kishte një lajm shumë me rëndësi për ta dhënë. Me të kaluar këtë rrugë, serbët, armiku që ishte i pozicionuar në këto shtëpi, në ato dy dhoma dhe nën kulme, filluan të shtënë me breshri të madhe drejt automjetit. Prej kësaj pozite deri mu në atë vendin atje, ku Paja e ndali veturën menjëherë. Këtë rrugë e kemi kaluar dhe Paja është ndalur mu në atë vend aty. Paja ka filluar që të vrapojë në atë drejtim, duke e kaluar këtë pjesë dhe ka hyrë në këtë livadh e kështu duke vrapuar më një shpejtësi të madhe dhe në atë vendin aty është ndalur, e ka parë që nuk ka më shpëtim dhe është ndalur dhe ka filluar të rezistojë kundër armikut dhe ka filluar duke gjuajtur në drejtim të pozicioneve të armikut. Në atë kohë kanë filluar të shtien edhe shokët që ishin të pozicionuar në malin atje afër.
Nga ky drejtim, duke vrapuar me një shpejtësi të madhe në këtë drejtim në ato momente gjatë vrapit që kanë bërë shokët, të cilët kanë qenë në ato pozicione atje lart, i kanë ndihmuar Pajës që ta bëjë tërheqjen, duke shtënë në këtë drejtim të shtëpive këtu. Paja ka vrapuar më një shpejtësi të madhe, ku gjatë vrapit e kanë rrokur disa plumba në pjesën mbrapa. Mu në këtë vend është ndalur dhe është kthyer në këtë pozicion dhe ka filluar të shtjerë me armën e vet me automatik në drejtim të armikut. Këtu në këtë vend Paja ka ndërruar jetë dhe ka dhënë jetën për këtë të shtrenjtën liri. Në këtë vend këtu ka qenë i varrosur për herë të parë nga dora e armikut./Kohavision/
Video: