Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e PDK-së, Qemajl Mustafa, e ka arsyetuar Albin Kurti, i cili në vitin 2013 e kishte quajtur hajn.
Mustafa, i cili tani ka dalë në mbështetje të kandidati të VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se Kurti në atë kohë ka mund të ketë informacione të gabueshme.
Duke komentuar në artikullin e gazetës Nacionale pwr kwtw cwshtje, ai ka thënë se nuk ka asnjë arsyeje që t`i mbaj inat Albin Kurtit.
Sipas tij, aso kohe Kurtit ia kishte mbushur mendjen dikush nga Gjilani.
“Kurti dhe secili tjeter ka mund me pase informata te gabuara (keqinformim) po nese une e njoh me se miri vehten time dhe i kam fitue te gjitha betejat edhe politike, edhe juridike brenda ketij vendi qe pseudopatriotet e pseudo(k)akademiket (pikerisht nga PDK, LDK e AAK) e sollen perdite e me shume ne kolaps e mjerim, une nuk kam arsye me mbajte inat me Kurtin. Atij ia ka pas mbushe mendjen dikush pikerisht nga Gjilani e Anamorava (qe per fat te keq ende i ka aty ne VV) se Qemajl Mustafa eshte hajn dhe i korruptuar. Ata qe me kane njohur nuk kane pase asnje dileme rreth personalitetit tim e gjykatat dhe koha e ka tregue te verteten e kulluar edhe per ate qe nuk me kane njohur nga afër”, ka komentuar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Isha dhe mbeta i njejti ne raport me pronen publike edhe kur nuk kisha asnje funksion po edhe kur isha per 6 vite kryemenagjeri i komunes. Jam shnosh e mire e me plote disponim sepse perhere e kam perkrahur t’miren dhe gjumin e bej rehat sejcilen nate te Zotit (bile edhe diten ndinjehere e rralle 😂) Mirembetshi te gjithe. Edhe ju qe m’besoni e m’keni besue, edhe ju qe kurre nuk m’keni besue por edge ata qe mision e kabe pase me m’rrenue. Mirupafshim ne çdo beteje te adheshme sikur kjo qe po nis tash per pushtet lokal”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa, i cili ka qenë kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, duket se i ka harruar fyerjet dhe akuzat që kryetari i VV-së, Albin Kurti, kishte dikur ndaj tij.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Albin Kurti kërkonte nga institucionet e rendit që të ia konfiskonin pasurinë.
Madje, Kurti në atë kohë e kishte akuzuar Mustafën që kishe vjedhur djersen e qytetarëve të varfër dhe ia kishte pir gjakun popullit.
“Këtë kryetar që na solli në këtë gjendje duhet ta nxjerrim në pension politik, por jo për të ia paguar pensionin, por për të konfiskuar menjëherë pasurinë e paligjshme. Për të ia konfiskuar pasurinë që e sajoi me vjedhjen e djersës së qytetarëve dhe duke ia pi gjakun popullit”, kishte thënë Kurti gjatë një tubimi elektoral në Gjilan.
Në janar të vitit 2019, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte shkarkuar Qemajl Mustafën nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan.
Kjo pasi Mustafa në atë kohë akuzohej për veprat penale “krimi i organizuar”, “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” dhe “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”. Bahkë më të akuzoheshib edhe dhjetëra persona tjerë.
Nga kjo aktakuzë Mustafa është liruar në prill të vitit 2022.