Gjergji nga Stublla e Vitisë, kishte konfirmuar se infektimin e mori gjatë një udhëtimi në Itali.
Fiks një vit më vonë, tash 78-vjeçari e gëzon shëndetin e plot, si i shëruar nga kjo sëmundje dhe po qëndron sërish në Itali.
Meqenëse babai i tij tashmë është shëruar Robert Gjergji tha se nuk dëshiron më të prononcohet për media.
Mirëpo në bisedë me televizionin, ai e përshkroi atë kohë si më të vështirën në jetën e tij.
Por infektimi i 77-vjeçarit, shkaktoi shqetësim edhe jashtë mureve të shtëpisë së tij.
Mirëpo ai thotë që me kujdesin e madh të familjes virusi nuk u shpërnda shumë në fshat.
Por përkundër kësaj në fshatin Stubëll ka ende tri familje të infektuara.
E krejt këtë vit përpallje me pandeminë kryetari i fshatit Stubëll Marian Ramaj e përshkruan si psikologjiskëshit të lodhshëm.
Madje po për këtë u shkrua një libër që mban titullin Virus Nuntium-Lajmi i Virusit që përshkruan të gjitha përjetimet e kësaj kohe.
E se si e përjetuan ata e tregon edhe vetë Ramaj.
Ndonëse ishte vendi i parë me Covid-19 nga fshati Stubëll e humbi jetën vetëm një person nga ky virus.