Liridon Leci ka qenë futbollisti më i urryer nga tifozët e Gjilanit ‘Skifterat’ sa ishte mbrojtësi prishtinas anëtar i Dritës.
Leci tanimë është pensionuar dhe është analist në emisionin Kampionët në Kanal 10.
Gjatë analizës së ndeshjes Drenica – Gjilani, Leci ka befasuar me fjalët e tij, duke thënë se Gjilani me lojën aktuale rrezikon edhe Evropën.
Por ajo që ka bërë më së shumti përshtypje ishte deklarata e tij duke thënë se Gjilani ka super tifozë, edhe pse rivaliteti i tij me ‘Skifterat’ ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe interesant.
“Gjilani nuk ka lojë. Nuk ja kam inati, por nuk ka lojë. Nuk e di se pse gjithmonë me topa të gjatë”.
“Nuk mund të pretendosh të bëhesh kampion kur nuk mund ta mposhtësh Drenicën që për 20 minuta ishte me një futbollist më pak”.
Liridon Leci duke festuar një gol të Dritës në derbi ndaj Gjilanit përballë ‘Skifterave’
“Gjilani ka super kryesi, super lojtarë, super tifozë, por lojë nuk ka dhe me këtë lojë rrezikon edhe daljen në Evropë”, tha Leci.
“Po më thonë që ja kam inati Gjilanit, por nuk ja kam. Kam qenë rival me ta sa kam luajtur futboll, por tani nuk jam dhe flas realitetin. Nuk ja kam inati dhe e flas realitetin”, tha Leci për emisionin Kampionët në Kanal 10./Gazeta Olle/