“Atë herë kur politika shihej dhe ndjehej si ideal e jo si interes” Islam Demiri PNDSH-ist i përbetuar…Islam Demiri u lind me 1 maj 1956 në Malësinë e Bujanovcit gjegjësisht fshatin Ramnabuqë…Shkollën fillore Islami kishte mbaruar në fshat, më pas të mesmen në qytetin e Gjilanit dhe fakultetin teknik në Mitrovicë dhe Prishtinë…Islami me të ardhur në qytet angazhohet në proceset politike të kohës në vend.
Më 7 mars 1990 zgjidhet kryetar i PNDSH-ës për qytetin e Gjilanit, atëbotë pozicion jo pak i guximshëm në rrethanat politike të kohës. Më 1 maj 1990 Islami arrestohet nga forcat e milicisë serbe si pjesëmarrës në pajtimet e gjaqeve në manifestimin historik Verrat e Llukes në Deçan …nga dhuna dhe keqtrajtimi i bërë Islamit përfundimisht i dëmtohet njëra nga veshkat. Islami ishte një nga udhëheqësit kryesorë të mbledhjes së famshme (Unioni i gjitha partive Shqiptare për rreshtimin ndaj UÇK-ës) të mbajtur në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan në vitin 1998, ku në mënyre Heroike shfaqet dhe flet Abdullah Tahiri për idenë rreth bashkimit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…pas pak ditëve i gjithë paneli organizativ i kësaj mbledhje arrestohen nga milicia serbe: Muharrem Bajrami, Dalip Dalipi, Abdullah Tahiri e disa te tjerë, por për fatin e Islamit atë ditë ai gjendej jashtë shtëpisë dhe i shpëton arrestimit nga forcat serbe.
Me t’u mbaruar lufta, të gjitha partitë tradicionale gati se shuhen dhe angazhohen nëpër partitë e kohës si LDK, PDK ,AAK et., por Islami deri në vdekje i qëndroi besnik PNDSH-ës.
Islami ndërroi jetë më 21 gusht 2011 në qytetin e Gjilanit, ai la pas gruan dhe katër djem…Islami do të kujtohet gjithmonë si idealist i rrallë i qytetit dhe shtetit tonë… LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË ISLAM DEMIRIT.