Islam Pacolli klasës politike duhet të reflektoj edhe në procese tjera me rëndësi si demarkacioni!
Demarkacioni me Malin e Zi mbetet tema qendrore e tre viteve të fundit në politiken kosovare, e cila ka polarizuar skajshëm qëndrimet e klasës politike.
Lajmi për arritjen e konsensusit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në prag të vizitës së delegacionit të lartë të BE-së, rikonfirmon qëndrimin dhe synimin e klasës politike, në veçanti të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur obligimet e saja dhe dërguar sinjal të qartë që Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e fqinjësi së mirë dhe përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave dhe integrim në BE.
AKR dhe Presidenti z.Behgjet Pacolli në vazhdimësi ka bërë thirrje për gjetjen e konsensusit politike për ratifikim e marrëveshjes në fjalë si dhe afrimin politik të të gjitha partive për gjetjen e zgjidhjeve për tema me interes nacional të cilat trasojnë rrugën e integrimit të vendit në BE, si dhe përçojnë mesazh të qartë të bashkëpunimit e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneret e tjerë.
Konsensusi i sotëm i klasës politike duhet të reflektoj edhe në procese tjera me rëndësi, dhe kjo bëhet vetëm nëse në krye të tyre qëndrojnë lider vizionar.