Përparim Islami tanimë është lojtari i katërt i këtë afat kalimtar që i bashkohet SC Gjilanit nga rivali i përbetuar FC Drita.
SC Gjilan konfirmoi përmes komunikatës në faqen e saj zyrtare se kanë firmosur me Islami, për dy vitet e ardhshme.
📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Përparim Islami
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.
Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.
Zyra për shtyp
25 Qershor, 2022