Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot në ceremoninë e nënshkrimit të listës eseciale të barnave, ka thënë se kjo është mundësi e madhe për familjet e prekura nga sëmundje të ndryshme.
Ismaili ka theksuar se lista do të hyjë në fuqi qysh sot, ndërsa me qeverisjen e tyre do të fuqizohet buxheti në këtë aspekt.
‘’Jam i lumtur që sot jemi bashkë dhe ju japim mundësi familjeve të prekura nga sëmundje të ndryshme që t’ua japim ato barna falas. Lista hyn në fuqi sot, nuk do të rri në letër asnjë ditë. Ju premtojmë. Kemi të bëjmë me 100 barna të reja, trajtime për sëmundje të kancerit, sëmundje të rralla. Është e përpiluar me strandarde ndërkombëtare që largon prej cfarëdo preference. Nuk i takon interesave ekonomike por qytetarëve. Lista do të ketë buxhet të fuqishëm pas zgjedhjeve. Është premtim i yni’’, ka thënë Ismaili.
‘’Kemi dashur që këtë listë ta bëjmë model dhe të mos ketë mundësi të abuzimit të barnave, ndaj së cilës kemi pasë një luftë të gjatë’, ka përfunduar Ismaili./PERISKOPI/