Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka ironizuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook, njoftoi për një rast të tentim-dhunimit në Kosovë.
Njoftimi i saj u kritikua shumë dhe u pa si jo i duhur. Ndër ata që reaguan ishte edhe Ismaili, i cili duke ironizuar ka thënë se Haxhiu ka harruar që është që dy vjet në pushtet dhe kësisoj duhet të punojë e jo të shkruaj në Facebook, si të ishte në opozitë
“Kurrgja nëse s’çohet Albulena nesër me protestue prapë para ministrisë së Xhelalit. Opozitare n’shpirt: nji status, të nesrit nji protestë qaty, edhe u mshel kjo temë. Se mos po habitesh pa hiri me u kujtue se qe gati dy vjet je në pushtet.”, ka shkruar ai.