Këshillimit i kanë paraprirë tash më dhe shumë shkresa si nga qytetarët poashtu edhe nga bashkatdhetarët. Para disa dite mbërriti shkresa nga Riza Idrizi, aktivist në Gjenevë të Zvicrës si dhe Agim Sherifi, kryetar i shoqatës Zhegra në Gjenevë të Zvicrës. Në shkresa kërkohet që sa më parë të emërohet ndonjë institucion publik në Gjilan apo edhe në rajon me emrin Ismajl Kadriu.
Në këtë këshillim morën pjesë: përfaqësues të partive politike nga Zhegra dhe rajoni, përfaqësues nga institucionet arsimore, përfaqësues nga diaspora, si dhe familjarë të Ismajl Kadriut.
Të gjithë të pranishmit në këtë këshillim vlerësuan punën e palodhshme të Ismajl Kadriut dhe u pajtuan me mendimin se duhet përkujtuar, nderuar dhe shkruajtur për punën e suksesshme të Ismajl Kadriut.
Pjesëmarrësit në këshillim gjithashtu i mirëpritën djali profesor Ismajl Kadriut, Dr.Shkelzen Kadriu si dhe vajza Dr.Sc.Shqipe Kadriu Murina.
Në veçanti duhet të kujtojmë punën dhe angazhimin për integritet, identitet, dinjitet, krenari me vlera dhe virtyte të larta kombëtare shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim përkrahën idenë që një institucion arsimor në Gjilan apo në rajon, meriton të mbajë emrin e Kolosit Ismajl Kadriut, i cili do të frymëzoj gjeneratat e ardhshme në arritjen e sukseseve në edukim, arsim e shkencë.
Në fjalën hyrëse shkurtimisht u diskutua për jetën dhe veprën e të ndjerit Ismajl Kadriu.
Ismajl Kadriu lindi në Zhegër me 02/02/1934 nga prindërit, babai Malësor i Karadakut-Malësia e Shkupit dhe nëna bija e Heroit Idriz Seferi.
Profesori i ndjerë Ismajl Kadriu, dikur bëri një vëzhgim të sigurtë si Drejtor Gjeneral i te gjitha shkollave te mesme ne rajonin e “Gjilanit” per renditjen e arsimit.
Pergjate shekujve, ne vend ka pasur shumë çasje të ndryshme për arsimin. Disa e kanë theksuar disiplinën dhe mësimin e drejtëpërdrejtë dhë të tjerët e kanë theksuar një çasje më të hapur.
Emri i Ismajl Kadriut është bërë emblematik i një stili të caktuar edukimi, dhe emri i te cilit vazhdon të jetoj.
Ismajl Kadriu ishte profesor i jashtëzakonshëm, njeri me virtyte te larta, dijetar i madh dhe atëdhetar i shquar. Ai luftoi për barazi gjinore, dhe ndezi krijimtarinë. Duke pasur parasysh aftësinë për të qenë të lëvizshëm, dhe të mësuar nga rrethina e tyre, shumica e fëmijëve të fshatit “Zhegër” madje edhe fëmijë të përafërt në qytetin e Gjilanit , lulëzuan nën sistemin e tij.
Ai i kushtoi jetën e tij zhvillimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe, poashtu zhvilloi teoritë e tij në lidhje me edukimin e femijëve në një sistem praktik te zbatueshem.
Idete e tij për mësimin e gjuhës u admiruan shumë nga kolegët e tij.
Megjithëse ishte një kohë kur arsimi, veçanërisht arsimi universitar konsiderohej vetëm krahinë e burrave. Gratë e reja kishin një shkollim të caktuar, ose nuk kishin fare, por shpesh kursi i tyre i studimit përbëhej më shumë nga ekonomia shtëpiake dhe dëbimi, sesa nga gjuha, matematika ose shkenca. Ndersa Ismajl Kadriu mori përsipër për të korrigjuar këtë situate, me të cilin rezultoi aq shumë në ngritjen e nivelit të edukimit arsimor tek gjinia femrore në atë kohë.
Shkolla ishte një sukses i menjëhershëm, dhe shumë prej familjeve filluan ta kuptojnë dhe ti dërgojnë vajzat në shkollë. Barazia e përhapur arsimore ishte akoma larg, mirëpo Ismajl Kadriu filloi zjarrin që u dogj me plot shkëlqim në shek XIX-të.
Ai ishte njeri Demokrat dhe në të vërtet bëri aq shumë për ta bërë sistemin arsimor të Kosoves më demokratik. Ai njihet si Kolosi më i mirë në fshatin e “Zhegrës” dhe në Qytetin e “Gjilanit”, bëri aq shumë për kaq shumë njerëz, dhe e bëri me kaq hir dhe dinjitet.
Ismajl Kadriu ishte i vetëdijshëm se arsimi, dituria është arma më e fuqishme për tejkalimin e prapambeturisë, analfabetizmit dhe arritjen e sukseseve në luftën kundër centralizmit, burokratizmit, serbo-rusofilizmit dhe metodave të përdorura me shekuj për shfarosjen e kombit shqiptar, siç janë përdorur metodat përçaj, lufto, sundo, shfrytëzo, shkatërro deri në shfarosje.
Nje profesor i shkelqyeshëm që përmes punës së tijë pati ndikim të thellë në jetën e njerëzve të panumërt.
Për agimin e secilit poet, secilit filozof dhe mbret, fillon me një mësues dhe mençurinë që ata sjellin.
Ismajl Kadriu, veprat e të cilit nuk do të vdesin kurrë. Këtë gjuhë të bukur Shqipe falë tij e gëzojmë dhe e flasim me shumë dashuri.
U botuan dhe 2 librat per Kolosin Kroi i Laqit ne Kohen e ish Jugosllavisë, dhe me vone Romani Mala.
Ibrahim Kadriu, ka botuar monografinë e përgaditur me titull “Ismajl Kadriu – njeriu me vizione të qarta”. Është ky një dokumentar i përgaditur për personalitetin e njohur të anës së Malësisë së Karadakut, Ismajl Kadriut, nga Zhegra e Gjilanit. Është monografi e punuar me një qasje mjaft të bukur dokumentare e publicistike. Autori, I. Kadriu, duke njohur këtë figurë të madhe të arsimit shqip, ai nuk hezitoi dot të shkruajë veprën në fjalë, e cila rrumbullakëson jetën dhe veprimtarinë e arsimdashësit nga lindja e gjer në momentin e vdekjes, më 1988.
Promovimi librit u realizua më 19.12.2015 në teatrin e qytetit të Gjilanit aty ku dhe kishte qenë drejtor, aty ishin të pranishëm, krerë politikë, familjarë, miqë dhe njerëz të afërt të Kolosit, disa prej tyre morën fjalën para të pranishmëve dhe dëshmuan edhe njëherë që Ismail Kadriu është i gjallë.
Kryesuesja e kuvendit të Gjilanit dhe Deputetja e Kuvendit të Kosoves Valentina Bunjaku.
Shkrimtari dhe Autori i librit, Ibrahim Kadriu ngriti zërin duke kërkuar që Komuna e Gjilanit ka obligim që të ruaj figurën e Kolosit Ismail Kadriu, duke e nderuar me vendosjen e emrit të tijë në ndonjë institucion Arsimor.
Mehmet Halimi
Anton Nikë Berisha
Muhamet Hysa
Bajram Kadriu
Sabri Kadriu