Gjatë ditës së sotme nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan Nehat Osmani publikoi një shkrim ku shfaqte paknaqësitë e tij ndaj një grupi të cilin e quante “Grup i Diferencimit” brenda Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
E sipas Osmanit bartës i listës për asamble komunale nga ky grup është caktuar Ismajl Kurteshi.
Siç edhe është e ditur edhe më herët se Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan funksionon në disa grupe, e që tashmë po vërtetohet me problemet e fundit të cilat janë shfaqur.
Fillimisht para disa muajve kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat, kryetari i Pikës së Vetëvendosjes në Gjilan Nevzad Isufi për të evituar përçarjen por probleme të reja kanë lindur përsëri.