Po bëhen 21 vjet nga vrasja e hoxhës nga Dobërçani, Mulla Nusret Hajdari. Hoxhën e nderuar e kujtojmë si njeri me vlera të larta shpirtërore e humane, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi veprimtarisë kombëtare e fetare.
Hoxhë Nusreti, vazhdimisht ndjeki idealet kombëtare, sidomos ishte inspirues i madh në Mulla Idriz Gjilanin, i cili thoshte se “Nuk ka fe, pa Atdhe”. Hoxhë Nusreti, ishte frymëzues patriotik për tërë shoqërinë e Dobërçanit, andaj, kjo u kishte penguar regjimit serb, duke e vrarë padrejtësisht në krye të detyrës, me 13 Qershor 1999.
Hoxhë, Nusret Hajdarin, do ta kujtojmë përherë me krenarinë më të madhe, për përkushtimin dhe mbrojtjen e idealeve kombëtare të cilat ishin frymëzim për banorët e Dobërçanit.
Lavdi e përjetshme veprës dhe heroizmit të pashoq të Mulla Nusret Hajdarit!