Fatkeqësisht, janë identifikuar edhe dy raste të prekura me COVID19, në komunën e Gjilanit. Personat në fjalë janë njëri nga Zhegra, ndërsa tjetra është nga Vrapçiqi, por që jeton në Ferizaj, e ardhur para disa ditësh nga Gjermania. Ekipa Operative është në gjendje emergjente, ku janë ndërmarrë të gjitha masat e parandalimit dhe shtimit të kujdesit më të madh për mospërhapje.
Jemi në kontakte të vazhdueshme me institucionet relevante, për ta tejkaluar këtë gjendje, që tanimë, fatkeqësisht, po përballet edhe Komuna e Gjilanit.
Bëjë apel të vazhdueshëm, që të rrisni kujdesin, për vetë-izolim dhe mos tentoni të frekuentoni ambiente e vende të ndryshme. Është pandemi e rrezikshme, që duhet ndalur, e jo, t’i japim kahje e mundësi për tu rritur. Bëni kurajo e durim, në mënyrë të përbashkët që të mundohemi ta luftojmë këtë pandemi.
Bashkë ja dalim!