Nga njoftimi i fundit i Policisë së Kosovës, kemi informacione se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur për shëtitje dhe rekreacion në fshatin Stanishor, Përlepnicë e tek Penda e Livoqit.
Kjo formë e lëvizshmërisë është rreptësisht e ndaluar, për shkaqe të rrezikshmërisë së përhapjes së koronavirusit. Me këtë ju bëjë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim maksimal të vetë-izolimit, përndryshe, do të detyrohemi të ndërmarrim edhe masa ndëshkuese. Kjo situatë nuk është në favorin tonë, ta kuptoni që po përballemi me një pandemi e cila po merrë kahje të shpërndarjes. Këtë luftë do ta dërgojmë deri në fund, me çdo çmim, e çdo mjet, si një familje e tërë, pa asnjë tolerancë për ndëshkuesit, për ata të cilat nuk i respektojnë masat e ndërmarra nga institucionet.
Bashkë ja dalim!