Shkruan: Arbër Ismajli
Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, takova përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë e Kosovës, Shëndetësinë primare, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Spitalin Regjional.
Nga ky takim, u rikonfirmua fakti që nuk kem asnjë të prekur me COVID19 nga Komuna e Gjilanit. U dakorduam që të jem në kontakt të vazhdueshëm për implementimin e masava që janë të domosdoshme për të gjithë qytetarët. Bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë simptoma të dyshuara, të mos hezitojnë dhe të lajmërojnë ekipet mjeksore të shëndetësisë në mënyrë të tillë që ta evitojmë këtë situatë.
E falënderojë të gjithë ekipën për angazhimin e tyre serioz dhe të përkushtuar, ndaj situatës në fjalë. Luten qytetarët për vazhdimin e masave higjienike, për vetë-izolim, dhe menjanim të kontakteve, pasi që kjo po mbetet e vetmja alternativë për largimin e rrezikimit nga kjo situatë. Shpresojmë që me këtë intensitet të punës dhe ndjekjes së këshillave nga ana e qytetarëve, kjo pandemi të mos gjejë vend në Komunën e Gjilanit.
Bashkë ja dalim!