Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka anuluar tenderin 110 milionë eurosh të ministrit paraprak Pal Lekaj për rrugën Banullë-Dheu i Bardhë.
Abdixhiku ka thënë se ka iniciuar procedurat ligjore për anulimin e tenderit. Ne do t’i ndjekim procedurat ligjore.
Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në një poronocim për Radio Star, ka thënë se sipas informatave që ne kemi është duke u shqyrtuar anulimi i procedurave të prokurimit dhe asesi projekti i autostradës së Gjilanit!
Ismajli për Radio Star shtoj se nuk dëshirojë që ti komentojë procedurat sepse në si komunë nuk jemi kompetentë për këtë qështje, ne kemi edhe zotimin e ministrit dhe qeverisë se autostrada e Gjilanit është në prioritetin e kësaj qeverie.