Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur raportimet e zjarreve nga vizitat e qytetarëve nëpër ambiente fushore e malore. Ai bënë thirrje për vetë-izolim dhe menjanim të shëtitjeve në natyrë, rrjedhimisht, ndezjen e zjarreve.
Ja edhe postimi i tij i plotë:
“Gjatë ditës së djeshme, raportohet se ka patur zjarre në fshatin Ponesh, prandaj, të dashur qytetarë, në këto ditë pandemie, luteni që të qëndroni mbyllur dhe t’i respektoni kërkesat e institucioneve lokale dhe qëndrore, duke u rekomanduar që të mos dilni në ambiente të hapura, kryesisht, në ato malore për shëtitje dhe rekracion. Apeloj për kujdes të shtuar dhe të mos shkaktoni zjarre në fusha dhe male, qoftë nga hedhja e cigareve apo edhe nga djegia e hamulloreve dhe barit. Kjo është e dëmshme dhe është vepër penale.
Përhapja e zjarreve fushore e malore, pos tjerash dëmton rëndë edhe tokën bujqësore, pyjet dhe ambientin në përgjithësi”.