Në kuadër të vizitave në bizneset vendore, kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar kompaninë e njohur gjilanase “Ask Foods”, e cila merret me prodhimin e ushqimeve bio të cilësisë së lartë.
Ismajli vlerësoi organizimin e kompanisë dhe teknologjinë moderne që ajo përdor, duke theksuar se “Ask Foods” është një shembull i suksesit që dëshmon potencialin e prodhimit vendor për të qenë konkurrent edhe në tregjet ndërkombëtare.
Ismajli theksoi se mbështetja për bizneset prodhuese dhe shërbyese lokale do të jetë ndër prioritetet kryesore të programit të tij për zhvillimin ekonomik të Gjilanit, duke nënvizuar se “prodhimi vendor është fuqia jonë”.
Statusi i plotë:
“Ask Foods” në Gjilan nga vizita së bashku me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Arzie Jusufi, na la një përshtypje shumë të mirë nga mënyra si funksionon kjo kompani.
✅Ata punojnë me teknologji moderne dhe prodhojnë ushqime bio të cilësisë së lartë.
“Ask Foods” përveç shërbimit në tregun tonë, eksporton produktet edhe jashtë vendit, duke treguar se prodhimi vendor mund të jetë konkurrent kudo.
🙌🏼Do të angazhohemi fuqishëm që bizneset tona gjilanase prodhuese dhe shërbyese të mos lihen kurrë anash.
Programi ynë për Gjilanin e ri do të jetë gjithmonë mbështetje për çdo kompani serioze që investon në qytetin tonë.
🤌🏽Prodhimi vendor është fuqia jonë dhe kjo do të jetë prioriteti ynë kryesor edhe në mandatin tim të ardhshëm.
🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen “Ask Foods”, do të jemi bashkë në projektet e rradhës për rindërtimin ekonomik të Gjilanit si kryeqendër e Anamoravës.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113