Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, së bashku me kandidaten për Kuvendin Komunal, Nerife Fetahu, zhvilloi një takim me qytetarët e Dobërçanit dhe Bukovikut.
Në këtë tubim të jashtëzakonshëm, ai u prit me mikpritje të ngrohtë dhe përkrahje të madhe, duke theksuar se banorët e këtyre dy vendeve janë të bashkuar në vizionin për ndryshimin e madh në Gjilan.
Ismajli tha se çdo projekt jetik për këto anë do të realizohet në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërsa qeverisja e tij do të shërbejë si shtytëse e këtyre iniciativave.
Statusi i plotë:
Bashkë me znj. Nerife Fetahu, kandidate për Kuvendin Komunal në listën tonë fituese, kaluam momente të paharrueshme në Dobërçan dhe Bukovik.
Tubim i jashtëzakonshëm, dy vende që na pritën me zemër të hapur dhe me përkrahje për ndryshimin e madh.
✅ Këta njerëz janë të bashkuar në vizionin për ndryshimin e jashtëzakonshëm në Gjilan.
Atmosfera në këtë tubimet ishte mbresëlënëse.
🙌🏼Para tyre shpalosëm planprogramin qeverisës për këto pjesë dhe i siguruam që çdo projekt jetik për këto anë do të bëhet nga banorët e këtyre pjesëve, ndërsa, ne si qeverisje vetëm do t’i shtyejmë para.
Çdo fjalë, çdo dorështrëngim e çdo përqafim ishte dëshmi se njerëzit janë të lodhur nga improvizimet dhe dështimet, dhe janë të gatshëm ta mbështesin një vizion krejtësisht të ri, të ndershëm dhe të përgjegjshëm.
Në sytë e qytetarëve të Dobërçanit dhe Bukovikut e pashë qartë vendosmërinë për të ecur përpara.
🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme që po e jepni.
Me këtë vullnet të jashtëzakonshëm, fitorja e 12 tetorit do të jetë plebishitare, dhe bashkë do të hapim një kapitull për Gjilanin e ri.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113