Bashkë me Drejtorin e AZHR- Lindje, z. Agim Zeka, vizituam liqenin e Livoqit, ku në kuadër të projektit ,,Duane Liqenin Tuaj’’, po vazhdohet me punë dhe përkushtim në pastrimin e mbeturinave të cilat e rrethojnë këtë liqe.
Për shkak të pandemisë, është angazhuar kompania Rajonale “ECO Higjiena”, për pastrim të skajshëm të liqenit. Ne, bashkë me Drejtorin, Zeka, u munduam që të japim kontributin tonë, ku së bashku, theksuam rëndësinë e mbajtjes pastër të hapësirave të këtij liqeni, si dhe, domosdoshmërinë që të rritet vetëdija qytetare karshi ndotjes. Janë vendosur kontinier dhe janë grumbulluar mbi 180 thasë me mbeturina.
Ne, u bëjmë thirrje të gjithë vizitorëve të këtij liqeni, që të jeni të vëmendshëm, dhe të gjitha mbeturinat e juaja, t’i hudhni në kontinier, në mënyrë që bashkërisht, ta krijojmë një ambient sa më të pastër dhe rekreativ. Ndërgjegjësimi ynë i përbashkët karshi këtij problemi, mbetet sinonim i vlerave të një shoqërie demokratike, e cila më së shumti duhet t’i kushtojë rëndësi dhe vëmendje të shtuar mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe rekreative.
Falënderim i veçantë shkon për drejtorin e AZHR- Lindje, Agim Zeka, i cili asnjëherë nuk rreshti së vepruari karshi ngritjes së politikave të gjithmbarshme ndaj ngritjes së vetëdijes dhe vullnetarizmit qytetar për ruajtjen e ujërave dhe mjedisit.
#bashkeiadalim