Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një shkrimi në facebook, ka përkujtuar Selami Osmani “Bezi” në 8 vjetorin e vdekjes shkruan Radio Star.
Shkrimi i plotë:
Sot, po bëhen 8 vite nga vdekja e humanistit të shquar dhe ikonës së sportit gjilanas, Selami Osmani-Bezi. Ishte njeri i cili shpërfaqte vlera humanizmi, atdhedashurie e mbi të gjitha ishte sportdashësi e kontributdhënësi më i madh që kemi njohur.
Mendja e tij ishte e ndritur. Njëkohësisht, ishte një ndër revolucionarët më të mëdhenjë të “bardhë e kaltërve. Selami Osmani-Bezi, do të mbetet përherë frymëzim e inspirim për të gjithë sportdashësit.
Përveç tjerash, do jetë përherë në mbamendjen tonë si njeriu i cili vendosi standart të lartë dashurie e mirësie mbi njerëzit, duke u angazhuar maksimalisht për të çrrënjosur ligësitë dhe dobësitë e atyre të cilët nuk arritën të shpërfaqin këto vlera.
Një shprehje filozofike thotë se “Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra e tij vendos sesa ta duam atë dhe sjellja e tij vendos sesa do të qëndrojë në jetën tonë.”, e pikërisht, është ky Selami Osmani – BEZI, i cili përjetësisht nuk do të dalë nga qëndrimi jonë për të.