Është knaqësi kur shohim një mobilizim të jashtëzakonshëm ndaj ambientit dhe rëndësisë së pastrimit.
Fadil Rrahmani, nga kompania “ABC Design”, bashkë me ekipën e tij, dhe, menaxherin e kampusit të shkollave të mesme, Fatos Qerimi, arritën të organizohen në mënyrë të jashtëzakonshme, për të pastruar pjesën kryesore të rrugës qarkore.
Ky mobilizim i tyre, erdhi si shkas i përkushtimit të këtij muaji ndaj mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe gjelbërimit të tyre. Organizimi i tyre i jashtëzakonshëm, tregon për kulturën dhe vetëdijësimin e tyre të plotë ndaj mirëmbajtjes së një ambienti sa më cilësor.
Fundja, këto hapësira publike, na takojnë të gjithë neve për t’i shfrytëzuar dhe për t’i rritur fëmijët tanë në një ambient cilësor dhe të shëndetshëm.
Është për tu përshëndetur fakti, që në çdo lagje dhe hapësirë publike, banorët po ua kushtojnë një rëndësi të veçantë pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike.
Një falënderim i jashtëzakonshëm shkon për Fadil Rrahmanin, me ekipën e “ABC Design” dhe, Fatos Qerimin, menaxheri i kampusit të shkollave të mesme, të cilët treguan një kulturë organizimi dhe mobilizimi të përbashkët.
Mjedisi i pastër është qështje shumë e rëndësishme për femijët tanë, për të rriturit, e të moshuarit. Nga ai fitojmë shëndetin e plotë, dhe, krijojmë një imazh pozitiv si vend. Ne abuzojmë me natyrën sepse e shikojmë si një komoditet që na përket neve, vetëm kur ta shikojmë natyrën si një komoditet të cilës ne i përkasim, atëherë mund të fillojmë ta duam dhe ta respektojmë atë.
#bashkeiadalim