Sot kam takuar Këshilltarin Komunal Gentrit Murseli.
Gentriti më njoftoj rreth disa shqetësimeve të banorëve në lagjen Arbëria në realizimin e projektit të tregut mobil.
Duke e njoftuar në detaje me rrjedhat e projektit në fjalë, në emër të Kryetarit Haziri, u zotova se ky projekt do të realizohet vetëm në interes të qytetarëve dhe nuk ka vend për shqetësim.
Shqetësimet e Gentritit, si perfaqësues i të rinjëve, janë çështje që ndërlidhen me gjendjen e të rinjëve në komunën tonë, andaj u dakorduam që si deri më tani edhe në të ardhmen kërkesat e tyre të kenë prioritet gjatë qeverisjes se Kryetarit Lutfi Haziri!
Do të jem gjithmonë i gatshëm për të kontribuar që zëri i të rinjëve të dëgjohet dhe të ketë përkujdesje edhe më të madhe institucionale.
Jam aleati i tyre në çdo sfidë!
Arbër R.Ismajli