Nga takimi i sotëm i mëngjesit me ekipin emërgjent, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ishim në takim përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emërgjenca, IKSHP-në, Shëndetësinë primare dhe Spitalin Regjional, ku përfaqësuesit nga ky grup ishin, Dr. Ajhane Sejfiu, Dr. Burbuqe Shkodra, Dr. Ukshin Ismajli dhe Dr. Fejzullah Berisha. Nga ky takim u vlerësua se gjendja në Komunën e Gjilanit është përgjithësishtë e qetë, dhe nuk kem ndonjë rast të ri me COVID19, përkundër mostrave të vazhdueshme që po merren, të gjitha po rezultojnë si negative.
Po e përmbyllim një javë me asnjë të dyshuar me koronavirus, numri i të prekurve nga 15 po bie në 12, që rezulton me 3 të shëruar të plotë. Topanica, përkundër shtimit të rasteve të mëhershme, janë bërë teste të mbi 30 personave, ku të gjithë këta rezultuan negativ me koronavirus. Kjo na bënë të ndjehemi mirë dhe me shpresë drejtë përmisimit të situatës. Ajo që po bënë shqetësim për të gjithë ne janë lëvizjet e shumta të njerëzve përgjatë ditës. Kjo nuk duhet lejuar dhe bie në kundërshtim me vetëorganizimet e luftës së përbashkët që po e bëjmë ndaj këtij virusi. Për ketë, duhet të vazhdojmë të jem të vëmendshëm në ndjekjen e këshillave nga IKSHP-ja dhe nga OBSH-ja.
Duhet të respektohen sa më shumë masat e vetëizolimit, ku qëndrimi në shtëpi, ju ruan ju, ne dhe familjet tona. Edhe nëse dilni, shfrytëzone kohën për tu furnizuar për një kohë më të gjatë. Shtone higjienën tuaj dhe të familjes. E sidomos, largohuni nga kontaktet dhe takimet me miqë e familjarë. Mundësitë për ta shfrytëzuar kohën në shtëpi janë të shumta, që nga shfrytëzimi i TIK-ut, TV-së apo shfletimi i ndonjë romani.
Miq, kjo na bënë të ndihemi të përgjegjshëm në atë që po mundohemi të bëjmë bashkërisht!
Bashkë, ia dalim!