Gjilani ynë po shkonë drejtë shërimit të plotë. Nga rezultatet e marra mbrëmë, asnjë rast i ri me COVID19. Nga 5 mostrat e marra, të gjitha janë negative, ndërsa, njëri nga të testuarit ka qenë pozitiv dhe është negativizuar. Pra, nga gjithësej, 51 të prekur, 27 janë shëruar plotësisht, fatkeqësisht, 2 të vdekur, në hospitalizim i kem 2 persona, dhe, në vetë-izolim i kem 20.
Pra, po shkojmë drejtë shërimit të tërsishëm. Kjo na bënë të lumtur dhe krenarë për atë që po luftojmë së bashku. Një falënderim i veçantë shkonë për mantelbardhët, të cilët asnjëherë nuk rreshtën së vepruari ngaj këtyre pacientëve për shërim të plotë të tyre.
Vazhdojni të qëndroni në shtëpi, sepse, nga java tjetër do të vazhdojmë me masa lehtësuese, por, duke patur kujdes të shtuar. Do t’i kthehemi punëve aty ku kanë mbetur. Mantelbardhët do të vezhdojnë me shërimin e plotë të pacientëve që janë në trajtim. Falënderim të veçantë për të gjithë qytetarët, për lojalitetin dhe gatishmërinë për tu përballur me masat e vëna nga institucionet gjegjëse.
#bashkeiadalim