Shkruan: Arbër Ismajli
Si çdoherë tjetër, Halil Kastrati, me “Jetimat e Ballkanit” po u del në ballë bashkëqytetarëve tanë edhe në këtë situatë pandemike. Vazhdimisht ka shfaqur interesimin e tij të pakompromisë, në luftën e sigurimit të ushqimit për njerëzit në nevojë. Kësaj rradhe, Halili, me “Jetimat e Ballkanit”, është zbrazur në Gjilan, për të prekur secilën familje që ka nevojë.
E falënderojmë përzemërisht, Halil Kastratin, për zemërgjërësinë e tij të madhe, në arritjen e asaj që askush nuk mund ta bëjë.
Bashkë ja dalim!