Knaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm ta takojë Komitetin Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, me të cilët bashkëbiseduam lidhur me gjendjen e mbarvajtjes së procesit të menaxhimit përgjatë periudhës 78 ditore.
Poashtu, shpalosëm edhe punën e ndihmave për të gjitha kategoritë përgjatë këtyre ditëve, veçanërisht, kategorisë së personave të kufizuara.
Falënderojmë Komitetin Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, i përbërë nga: Anita Ademi, kryesuese, Arben Keka, Fatmir Shurdhani, Leotrim Murti, Fitore Redenica-Kurteshi, Shefki Daku, dhe, Arbresha Ibrahimi, për rolin e tyre konstruktiv dhe bashkëpunues, në trajtimin e avansimin e nevojave dhe kërkesave të këtij komiteti.
Ky komitet po luan rol të rëndësishëm në koordinimin e politikave, programeve dhe proceseve, në lidhje me çështjen e aftësive të kufizuara, dhe, zhvillimin e në fushën përkatëse.
Gjithashtu, ky komitet, përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme, definimin e prioriteteve dhe masave që duhet ndërmarrë Kuvendi i Komunës për përmisimin e situatës së tanishme në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, në secilin sektorë.
Përgjatë kësaj jave, bashkë me këtë komitet, do të dalim për t’i parë nga afër projektet infrastrukturore, se a i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e personave me aftësi të kufizuara.
Njëkohësisht, ju kërkojmë falje, që në paraqitjet tona publike, nuk i kemi patur personat që interpretojnë interpretuesit.
#bashkeiadalim