Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, dhe, Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, vizituam ambientet e QKMF-së, për të parë punën dhe kushtet e operimit të mantelbardhëve. Furnizimet me paisjet e nevojshme po vazhdojnë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare, në mënyrë që mantelbardhët ta kenë më të lehtë operimin ndaj situatës pandemike, dhe veçmas, të ndjehen më të sigurtë përballë pacientëve që potencialisht mund të jenë të prekur me koronavirus. E përuruam koncentratorin e oksigjenit, i cili vie dhuratë nga BIO-LAB, i cili përmbushë nevojat dhe kërkesat e domosdoshme të kohës. E falënderojmë BIO-LAB-in, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhënë mjekësisë dhe nevojave të qytetarëve.
Mandelbardhët po e bëjnë një punë të shkëlqyeshme, duke qenë vazhdimisht të gatshëm në përballjen e nevojave shëndetësore, si në qendrat mjekësore, poashtu, edhe në terren të vazhdueshëm. Gjendja, përgjithësisht, konsiderohet stabile, me ndërhyrjet e nevojshme që vijnë nga qytetarët, por, pa ndonjë rast të ri me koronavirus, pas këtij të fundit. Ne ju bëjmë thirrje të vazhdueshme të qëndroni në bashkëpunim me mantelbardhët, për çdo lloj simptome apo ndryshimi të gjendjes shëndetësore, sepse, zbulimi i hershëm na ndihmon që ta parandalojmë edhe përhapjen e sëmundjes. Përgjithmonë, u jem falënderues mantelbardhëve, të cilët vazhdimisht përballen me rrezikun e drejtpërdrejtë, por, që janë të betuar, se këtë betejë duhet dërguar deri në fund.
#bashkeiadalim