Politika si proces i konkurrencës së vlerave dhe mundësive, natyrshëm që paraqitet të jetë “sport i rëndë”, për ata të cilët nuk munden t’i pranojnë sfidat e kërkesave të kohës!
Ne e pranojmë se lodhja dhe pamundësia e tyre për tu përballur me sfidat e kohës, mund të jetë frustrim joparimor, ama gatishmëria jonë për të ofruar më të mirën, nuk do të mungojë.
Ne, po dëshmojmë vazhdimisht, se jemi servis në shërbim të qytetarëve, për një shoqëri të mirëqenë. Oferta e oponencës lë shumëçka për të dëshiruar. E kuptojmë, nuk po mund ta pranojnë se me ne edhe ata janë të fituar, ngase, u duhet kohë për të ofruar mundësi, që nuk e treguan dje, nuk e kanë sot, dhe as që bëhet fjalë që do ta kenë të nesërmen!
Ejani te punojmë bashkë, si partia më e vjetër, sepse, na duhen angazhime e ekperienca të reja për vendin e shoqërinë!
#bashkeiadalim