Po e fillojmë këtë ditë të mbarë, me një lajm jashtëzakonisht shpresëdhënës, ku, 2 raste të prekurish me COVID-19 nga Lladova, 3 raste të Kamenicës dhe 3 raste në Viti, janë shëruar sipas testit të parë, ku kanë dhënë rezultat negativ, por, pritet edhe testi i dytë i tyre në mënyrë që të vërtetohet edhe shërimi i plotë. Ky lajm na bënë jashtëzakonisht të ndihemi mirë, dhe, me shpresë që dalë nga dalë po dalim nga kjo situatë”.
Kështu është shprehur sot, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli për të ofruar edhe një raport në tabelë sipas rasteve me COVID-19 në Komunën e Gjilanit, ku gjithsej kemi 51 raste, nga to 20 të shëruar, 2 të vdekur, 7 në hospitalizim, dhe, 22 në vetë-izolim.
“Besojmë që numri i këtyre rasteve do të vazhdojë drejtë shërimit të plotë, pasi vazhdimisht janë nën mbikëqyrjen e plotë të organeve të mantelbardhëve për tejkalim të kësaj gjendje”, ka thënë nënkryetari ismajli.