Arbër Ismajli këto zgjedhje të partisë së LDK-së, me të drejtë po kërkohet që të zgjidhen ata që janë dëshmuar dje, dhe janë shembuj për sot e nesër. Njerëz të dëshmuar për punë në dobi të mirëqenjes së qytetarëve tanë!
Koment me shkas.
Politika është art i veçantë i të vepruarit por gjithsesi i lidhur pashmangshëm me personalitetin e bartësit që e ushtron.
Ajo kërkon njerëz me virtyte të larta njerëzore, parimor, të ndërgjegjshëm, me përgaditje profesionale si dhe të suksesëshëm në fusha të ndryshme të jetës. Pra aty ku materializohet dija dhe ndërgjegja e lartë e veprimit.
Politikbërsit vijnë nga fushat e tyre të sukseseve personale dhe duke e ndier nevojën qytetari për ato katogori të njerëzve me vlera dhe suksese, i përzgjedhë ata për vende të caktuara politike, qoft komunale apo nacionale.
Në rastin tonë, në këto 20 vjet lirie, jo rallë herë kemi punësuar në të gjitha nivelet deputet, ministra, këshilltar komunal pa asnjë ditë përvojë pune apo përgaditje të duhur profesionale.
Koha e reformave të shumëanshme është më se e domosdoshme! Për të ndërtuar fuqishëm logjikën e politikëbërjes me njerëz të përgjegjshëm, me figura të etabluara dhe të dëshmuara. Me njerëz që e duan vendin e zhvilluar e të begatshëm.
Imponimi i njerëzve pa vlera të domosdoshme për politikbërjen, është i dëmshëm për shtetin dhe politikën pragmatike e cila i duhet vendit tonë.
Po dëshmohet për keqardhje se ata që sot bashkëqeverisin me Republikën e Kosovës, dje ishin të pa punë dhe krejt e natyrshme që e kanë vështirë me gjetë vetën në qeverisje të mirë, në politikbërje të suksesëshme.
Politikani i suksesëshëm është ai i cili merr përgjegjësi, jep llogari dhe gjithashtu, pranon edhe konsekuencat në rast se nuk i përmbush obligimet që dalin nga zgjedhja e tij në funskion të caktuar.
Prandai në këto zgjedhje të partisë së LDK-së, me të drejtë po kërkohet që të zgjidhen ata që janë dëshmuar dje, dhe janë shembuj për sot e nesër. Njerëz të dëshmuar për punë në dobi të mirëqenjes së qytetarëve tanë.
Suksese të gjithë garuesve, për pozita udhëheqëse, për marrje të përgjegjësisë për punë dhe avancime të proceseve demokratike dhe ekonomike.
Bashk dhe me suksese të reja!