Shkruan: Arbër Ismajli – Nënkryetar i Gjilanit
Ishte knaqësi dhe nder të takojë, Fadil Osmanin, njëri ndër partnerët kryesorë të ndërkombëtarëve në Gjilan, për projekte kapitale.
Fadil Osmani, në tiparet e personalitetit të tij, e shoqëron dashuria dhe vullneti i madh për punë, angazhimi i parreshtur për tërheqjen e investimeve kapitale nga ndërkombëtarët, si dhe, sinqeriteti i madh si një njeri i fjalës dhe i besës.
Ai është një zyrtar i ndershëm, i vlerësuar dhe bashkëpunues, projektues e ideator i qindra projekteve me interes për Komunën e Gjilanit.
Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në institucionet lokale, duke dhënë kontribut të çmuar dhe mjaftë të vlefshëm për shoqërinë tonë.
Është njeri motivues, ku brenda zemrës së tij, gjenë hapësirë dhe vëmendje për të trajtuar tema të ndryshme. Gjithashtu, është njohës shumë i mirë i funksionimit të politikave publike, dhe krijimit të tyre.
#bashkeiadalim