Në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, mora pjesë në panelin me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me Drejtoritë e Inspektoriateve Komunale.
Si temë kryesore e takimit ishte bashkëpunimi më i afërt i nivelit qëndror dhe atij lokal në kuadër të parandalimit të COVID19 si dhe mbyllja e sektorit të gastronomisë pasi sipas tyre nuk nuk po përfillen rekomandimet që dalin nga manuali i Ministrisë së Shëndetësisë.
Unë paraqita shqetësimin tonë si komunë kundër mbylljes së gastronomisë, dhe se Gjilani nuk ka asnjë burim infeksioni i cili vie nga ky sektorë, dhe se qeveria urgjentisht duhet të bëjë të mundur që komunave t’iu lejohet angazhimi i inspektorëve shtesë për monitorim të zbatueshmërisë së rekomandimeve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së.
Komunat kanë nevojë që edhe pas pandemisë të kenë staf më të madh inspektorësh, duke bërë inspektime dhe monitorime të nevojshme, në kuadër të zbatueshmërisë më të madhe të ligjshmërisë dhe vënies në pah të zbatimit të saj.
Sektori i gastronomisë është faktor kyç i zhvillimit të mirëqenies qytetare, dhe, se, nuk guxojmë që indikatorin e rritjes së rasteve pandemike, ta gjuajmë në këtë sektorë.
#bashkeiadalim