Shkruan: Arbër Ismajli
Sot po bëhet një vit nga vdekja tragjike e humanistit dhe veprimtarit nga Gjilani Qerim Çoçaj. Qerim Çoçaj me humanizmin, atdhedashurinë, dhe përkushtimin për jetë, doli të jetë pishtarë i denjë i frymës së çdo skamnori, por edhe atyre që kishin nevojë në çdo kohë për të, zemra e tij ishte e hapur për të gjithë.
Jo rastësisht, ky burrë i madh, do të mbetet, përherë e kurdoherë, në zemrën e çdo njeriu, të cilët patën nderin ta njohin dhe të punojnë, e të shoqëroheshin me të.Dhimbja për të, do të jetë e përhershme,përgjithmonë do ta kemi në kujtesën tonë dhe do të ndjehemi me fat, që patëm një humanist të madh si Qerimi
Kujtimi për të do të jetë i përhershëm!
Ngushëllime familjes, dhe ndjehuni krenar përgjithmonë, me veprën dhe heroizmin e tij!