Mbrëmë morëm lajmin e shumë mirëpritur nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ku pas mostrave të marra, dy pacientët, rezultuan negativ me koronavirus.
Kjo na bënë të ndihemi jashtëzakonishtë mirë dhe krenar për atë që po e bëjmë. Bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit po tregojmë vendosmëri drejt uljes së rasteve, dhe preventivë në shtimin e rasteve të reja.
Mirënjohje për të gjithë ata që po i ndjekin këshillat mjekësore dhe të OBSH-së, duke vazhduar në kulturën e treguar për t’i prirë ndërprerjes përfundimtare të pandemisë. Gjëja kryesore për momentin është të ndërmerrni hapa të arsyeshëm për të zvogëluar rrezikun e marrjes së infeksioneve.
Falënderojmë qytetarët që po veprojnë me vetëdijen e kësaj përgjegjësie, përgjegjësi e cila na obligon të jem pranë jush në çdo moment. Besojmë që këto ditë të vështira do t’i kalojmë bashkërisht në arritjen e përgjigjjes përfundimtare të rezultatit tonë.
Miq, nuk ka rezistencë më të mirë, e ilaç më të suksesshëm, sesa përgjegjësia individuale.
Bashkë, ia dalim!