Ish-nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi në Facebook, shpreh bindjen se LDK nuk është një histori e kaluar, por një themel i gjallë që vazhdon të qëndrojë dhe të udhëheqë.
Në një kohë sfiduese për skenën politike, ai thekson se LDK është rruga e parë që u hap pa frikë, me mendje e me zemër një besëlidhje që ka mbetur e qëndrueshme përtej pushtetit apo trysnive të kohës.
Me tone të qarta dhe të sinqerta, Ismajli e përshkruan LDK-në si forcë të heshtur, por të palëkundur si kujtesë që nuk lejon harresën të bëhet politikë.
Statusi i plotë:
LDK nuk është histori e kaluar. Është themel që qëndron,është rruga e parë që u hap pa frikë, me mendje dhe me zemër,është shtëpia politike ku u rrit shpresa e një populli të robëruar
Ata që sot thonë “LDK s’është më” s’kanë kuptuar rrënjët e saj. Sepse LDK nuk është vetëm në pushtet. Lidhja jonë është kalitur në shumë sfida të kohës duke e ruajtur brenda saj zjarrin si ringritje vlerore e besëlidhjes.
Është në mendje, në zemër, në vlerë,në çdo shkollë ku mësohet shqip, në çdo votë të ndershme,në çdo vend ku ka qenë fjala më e rëndë se grushti
LDK nuk bërtet. Ajo kujton dhe vepron. E kanë marrë të qetën si dobësi, por është forcë që nuk kërcënon. Është kujtesa që nuk lejon harresën të bëhet politikë. Është urtësia që s’lufton për karrige, por për vend.
Është e shtrirë në çdo cep të Kosovës. Edhe kur hesht, është aty. LDK është mësimi që dhimbja s’harrohet, por kthehet në vizion. Nuk është modë që vjen e ikën. Është qëndresë që qëndron. Dhe sa të ketë njerëz që besojnë në vlera, në shtetkrijim e shtetndërtim, LDK do të jetojë dhe ekzistoj!
Jam një nga ata, ashtu si brezi im, që jemi rritur në rrugëtimin e LDK-së, duke e përjetuar besatimin si një vlerë thelbësore. Besatimi nuk është thjesht fjalë, por trashëgimi që na ka formësuar.
Me LDK-në, kjo vlerë është bërë udhërrëfyes në rrugëtimin tonë kombëtar.