Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar familjen Hajrullahu, ku është pritur nga z. Njazi Hajrullahu, djali i të ndjerit Gani Hajrullahu.
Ismajli ka vlerësuar lartë veprën dhe kontributin e Gani Hajrullahut, duke e cilësuar atë si patriot e intelektual të shquar që mbetet frymëzim për gjeneratat e reja. Ai ka falënderuar familjen për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se bashkë me qytetarët po ndërtojnë themelet e “Gjilanit të ri”.
Statusi i plotë:
Çfarë ndjenje e mirë është të vizitojmë familjet e çmuara gjilanase në çdo cep të qytetit tonë, për të konfirmuar fuqinë e përkrahjes qytetare dhe lidhjen tonë të përbashkët për Gjilanin e ri.
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen Hajrullahu, ku na mirëpriti me shumë ngrohtësi z. Njazi Hajrullahu, djali i të ndjerit Gani Hajrullahu.
🙌🏼Me respekt të thellë kujtojmë veprën dhe kontributin e Ganiut, i cili mbetet frymëzim për të gjithë ata që e duan vendin me dinjitet.
Ai ishte një patriot dhe intelektual i shquar, i cili ka dhënë shumë për Republikën dhe për Gjilanin.
🙏🏼Falënderim të veçantë për z. Njazi dhe mbarë familjen Hajrullahu për mikpritjen e ngrohtë, për dashurinë, përkushtimin dhe mbështetjen e sinqertë që po e japin në këtë rrugëtim të përbashkët.
Mbështetja juaj është dëshmi se ndryshimi që po e ndërtojmë bashkë ka themele të forta tek njerëzit e ndershëm, punëtorë e me shpirt atdhetar.
Çdo hap i juaji, çdo përkrahje dhe çdo fjalë e mirë, po e forcon edhe më shumë rrugën tonë drejt fitores së madhe të Gjilanit të ri.
🫶🏻Faleminderit për besimin, për mikpritjen dhe për shpirtin e bashkimit që e mbani me krenari.
Bashkë për Gjilanin e ri që e duam dhe e aspirojmë të gjithë!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej