Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, shprehu kënaqësinë dhe nderin e veçantë gjatë vizitës në shtëpitë e familjeve qytetare të Gjilanit, duke vlerësuar mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tyre për zhvillimin e qytetit.
Ismajli theksoi se bashkëpunimi me qytetarët dhe familjet që punojnë për komunitetin e tyre është themeli për një Gjilan të ri, me mundësi të qëndrueshme për zhvillim dhe prosperitet.
Statusi i plotë:
Atmosferë e jashtëzakonshme në konakun e kandidatit tonë Ramadan Ismajlit,
🙌🏼Kënaqësi dhe nder i veçantë të qëndroj në familjen e kandidatit tonë për Asamblenë Komunale, Ramadan Ismajli, i cili gjendet me numrin 38 në listën tonë fituese.
Familja Ismajli është një familje qytetare e njohur e Gjilanit, që me dekada ka dhënë kontribut në zhvillimin e institucioneve lokale dhe zhvillimin e politikave për qytetin tonë.
🙏🏼Faleminderit familjes Ismajli për mikpritjen e ngrohtë dhe faleminderit qytetarëve të kësaj pjese që na pritën me zemër e mendje të hapur.
Bashkë me njerëz si ju, me familje që punojnë dhe japin për qytetin, projekti i Gjilanit të ri ka të ardhme të sigurt për jetësim dhe plot mundësi për zhvillim.
Faleminderit shumë për hapjen e dyerve dhe zemrës në mbështetje të qeverisjes së re krahëhapur me bashkëqytetarët!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113