Numri dy i Gjilanit, Arbër Ismajli, tha se fillimi i pandemisë ishte frikë nga diçka e papritur, dhe ishte heshtje nga po ajo frikë.
Ja edhe postimi i tij i plotë në rrjetin social Instagram:
“Një vit më parë, vendin tonë e kaploi frika dhe heshtja. Ishte frikë nga diçka e papritur, dhe ishte heshtje nga po ajo frikë. U obliguam për të qenë në ballë të kësaj beteje.
Qëndruam pranë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Ofruam mbështetje e solidaritet. Aktivizuam të gjithë mekanizmat emërgjent, siç janë: mjekët, infermierët, inspektorët, policët, zjarrëfikësit e FSK-në. U aktivizuan vullnetarët anë e mbanë diasporës, të cilët luajtën rol solidar dhe shpirtdhënës për vendlindjen e tyre.
Bizneset vendore, përkundër situatës së vështirë, hapën dyert e tyre për t’i dalë në ndihmë bashkëqytetarëve. Ajo që na brengoste më së shumti ishin rritjet e vazhdueshme të rasteve, e sidomos, na pikëllonin rastet e vdekjeve si pasojë e këtij virusi të padukshëm. Vazhdojmë të ndjejmë pikëllim të thellë për të gjitha viktimat si pasoj e COVID19, vendin e të cilëve më nuk e zë askush.
Sot, e atyre ditëve, ne po vazhdojmë me këtë betejë të rëndë për vendin, e cila po na bënë jo të lehtë jetën publike për të gjithë qytetarët. Do të vazhdojmë të jemi bashkë, deri në vaksionimin e të gjithë qytetarëve dhe largimin përfundimtarë të pandemisë. Ajo që na mbetet më esenciale, është se sa më shpejtë të jetë e mundur, Qeveria e Republikës, duhet të arrijë ta sigurojë vaksionimin e të gjithë qytetarëve, e cila mbetet e vetmja alternativë për arritjen e një stabiliteti shëndetësorë, financiar e socio-ekonomik të vendit tonë.
Ju kërkojmë falje të gjithë atyre të cilëve ndoshta nuk kemi mundur t’ju qëndrojmë afër si pasojë e rritjes enorme të rasteve, dhe shtrirjes së madhe të pandemisë, edhe pse, me mund, e me djersë, me shpirtë, e me zemër, jemi munduar që t’i përfshijmë dhe t’i kem afër të gjithë ato raste, të cilat janë ndeshur me këtë pandemi.
Të jemi të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm. Sepse drita në fund të tunelit vjen e qartësohet, vetëm me arritjen dhe me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”. – deklaroi, Ismajli.