Ish-nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka uruar me krenari karateistin Betim Maliqi dhe trajnerin e tij të palodhur Agron Tusuni, pas suksesit historik në Kampionatin Evropian të Karatesë në Yerevan.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit, disiplinës dhe shpirtit luftarak që përfaqësojnë më së miri qytetin dhe vendin tonë.
Statusi i plotë:
Medalje për krenari!
Betim Maliqi na bëri krenar duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë, në kategorinë -75 kg, që po mbahet në Yerevan!
Në një luftë të fortë dhe emocionale, Betimi e mposhti italianin De Vivo në sekondat e fundit me zemër, teknikë dhe vendosmëri!
Një falënderim i veçantë për trajnerin Agron Tosuni, i cili me punën dhe përkushtimin e tij po rrit kampionë!
Respekt për ekipin e trajnerëve dhe Federatën e Karatesë së Kosovës për përkrahjen dhe organizimin.
#KarateKosova #Evropiani2025 #BetimMaliqi #AgronTosuni #KrenariKombëtare