Shkruan: Arbër Ismajli
Duke u dakorduar për fillimin e projekteve, Marsin 2020, po e fillojmë me 3 projektet e shkruara nga Rezarta e Fisi dhe të financuara nga fondet e BE-së, ku po vazhdojmë bashkë ta rrisim besimin e BE-së për Gjilanin tonë!
Paratë të cilat vijn nga BE-ja kanë për qëllim që përmes mjeteve financiare të ndërhyjnë përmes projekteve të tilla në reforma dhe në politika të caktuara, të cilat janë domosdoshmërisht jetike për zhvillimin dhe avancimin e jetës publike të të gjithë qytetarëve.
Natyrisht, që këto projekte nuk do të ishin të mundura të realizoheshin pa vendosjen e pikave kyqe të këtyre dy personave të cilët, padyshim, kanë përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit për jetësimin dhe finalizimin me përpikmëri të tyre.
Falemnderit Rezartës dhe Fisit për angazhimin e përkushtuar të tyre, të cilët me projekte të tilla po i pasurojnë qytetarët e Komunës së Gjilanit, në direktivë me perspektiven e tyre të ardhshme, dhe në koherencë me përkrahjen e madhe të BE-së.
Bashkë me suksese të reja!