Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli sot ka pritur në takim pjesëtarët e Këshillit për Siguri Publike, Ismajli më tutje shtoi se ka përplot gra dhe burra të cilët kryejnë punën e tyre me shumë përkushtim për të mirën e qytetarëve dhe vendit tonë.
Ja postimi i plotë:
Në mekanizmat e institucioneve tona, ka përplot gra dhe burra të cilët e kryejnë punën me shumë përkushtim dhe dinjitet!
Të tillë janë dhe pjesëtarët e Këshillit për Siguri Publike, të cilët me punë dhe zellin e madh, çdo ditë parandalojnë, sanojnë dhe ngrisin sigurinë e qytetarëve tanë.
Unë, u jam mirënjohës këtyre burrave dhe grave për bashkëpunimin e shkëlqyer me qytetarët, institucionet komunale dhe ato të sigurisë. Pa punën e tyre profesionale, siguria jonë do të ishte larg standardeve të kërkuara. Janë vlerat tona, të shtetit që po e konsolidojmë, andaj na duhet më shumë punë e përbashkët që ta bëjmë më të mirëqenë jetën e qytetarëve dhe vendin tonë në përgjithësi.
Bashkë me suksese të reja!