Na vien lajme shumë të mira nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike. Ne si Gjilan nuk po atakohemi me raste të reja, pavarësisht, një numri të konsiderueshëm të mostrave të marra. Kjo po na bënë të ndihemi mirë dhe ambicioz për ditët në vijim.
Po besojmë dhe shpresojmë që trajtimi i këtyre të prekurve të derisotshëm do të shkojë me shërim të plotë të tyre. Nga 51 raste të prekura nga Komuna e Gjilanit, të shëruar të plotë i kem 20, ku të gjithë të tjerët po trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme nga organet e mjekësisë.
Fatmirësisht, është një trend i dy rrugëve të mira i cili po vazhdon tek ne, njëra është se nuk kem raste të reja nga të gjitha mostrat e marra, dhe, e dyta është që numri i të prekurve po jep rezultat me shërim të plotë. Këto dy pika po na bashkojnë, dhe, po na japin shpresë që tash e tutje, po na mbesin edhe pak ditë drejtë përmisimit të kësaj gjendje.
Vazhdoni t’i respektoni përpjekjet e mantelbardhëve, të institucioneve qëndrore dhe këtyre lokale, duke u rekomanduar më të mirën e mundëshme për ju dhe familjet tuaja. Pëmbahuni edhe këto ditë, në mënyrë që të na ipet mundësia për rishqyrtim të masave.
#bashkeiadalim