Nënkryetari Ismajli, sot ka vazhduar viziten tek fermeri nga Pogragja, i cili është njoftuar nga afër rreth kësaj ferme.
Ismajli ka thënë se ne si komunë do të jemi më afër të gjdo fermeri për t’i dalim në ndihmë.
Postimi i plotë:
Knaqësi dhe nder të jem në vizitë tek fermeri nga Pogragja, “Kushtra sh.p.k”, me pronarë, Kushtrim Aliu, dhe, kryefamiljarin, Rexhep Aliu.
Ky biznes është një biznes familjarë, i cili gjithçka ka filluar nga financimi vetanak, dhe, ka arritur të rritë numrin e gjedheve, duke i kultivuar ato, dhe, duke krijuar të hyra familjare nga to.
E falënderojë shumë, Kushtrim dhe Rexhep Aliun, të cilët po tregojnë kulturë të mirë udhëheqje në këtë fushë.
Ne, do të jemi në krahë të çdonjërit prej tyre, duke u munduar t’i dalim në ndihmë me mundësitë dhe kapacitetet tona, pasi që, konsiderojmë se, blegëtorë si, Kushtrimi dhe Rexhepi, janë ata të cilët e gjenerojnë ekonominë vendore, dhe, krijojnë mirëqenie për familjet e tyre.
#bashkeiadalim