Fatkeqsisht,dje në orët e vona na u konfirmuan edhe 11 raste të reja nga Komuna e Gjilanit. Të identifikuarit janë familjarë të dy familjeve nga Vrapçiqi. Do të punojmë me ta dhe familjet e të tyre. Jem në kontakte të vazhdueshme me institucionet relevante për të vazhduar me procedurat e tutjeshme. Bazuar në mundësinë e transmetimit nga njeriu tek njeriu, ka një rrezik për impakt serioz në shëndetin publik, andaj, për të prekurit të cilët nuk paraqesin simptoma të thella, dhe për familjarët, vetë-izolimi do të jetë obligim për parandalim dhe rehabilitim të tyre.
Zotohemi që si komunë, të prekurve do t’iu qëndrojmë në krahë për ta luftuar këtë pandemi dhe për ta rimarë veten. Do të angazhohemi ditë e natë, për të na pasur në ndihmë, dhe për t’ia mundësuar shërimin e plotë. Nuk do të kursejmë asgjë për shëndetin e plotë të qytetarëve tanë. Vazhdoni të qëndroni të vetë-izoluar, me masat e shtuara higjenike personale e familjare, duke konsideruar që është e vetmja formë e parandalimit. Do të bashkëpunojmë në vendosmërinë për ti dalë në skaj kësaj pandemie.
Bashkë jemi më të fortë!