Arbër Ismajli shpreh dhimbje të thellë për ngjarjen tragjike që tronditi Gjilanin dhe bën thirrje për veprime të menjëhershme nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për rikthimin e rendit dhe besimit në qytet.
Statusi i plotë:
Ngjarja e sotme ka tronditur thellë qytetin tonë dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Një akt i tillë i dhunshëm është i papranueshëm dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave për këtë tragjedi të rëndë dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë.
Siguria publike në Gjilan kohëve të fundit është cenuar rëndë dhe kjo duhet të jetë alarm për institucionet e rendit dhe drejtësisë që të veprojnë pa asnjë vonesë. Autorët duhet të dalin para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar.
Gjilani nuk guxon të lejojë që frika të zë vend. Është koha që të rikthejmë rendin, sigurinë dhe besimin e qytetarëve në institucionet tona, besim i cili kohëve të fundit është cenuar rëndë.