Miq,
Ne jemi këtu për të shprehur përkushtimin e ngritur mbi vlerat e koherencës edhe ne kohë më të vështira. LDK, ka dëshmuar besatimin e ecjes në rrugëtimin e historisë në netët e rënda të kauzës sonë kombëtare. Këtu ishim bashkë në mbijetesën e shkollës shqipe, formacioneve të para të çlirimtarëve të djalerisë sonë!
Ne kemi bërë bashkë dhe i kemi besuar lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në konsolidimin e shtetit tonë, e kemi ujitur Republikën, çdo ditë me përkushtim dhe dashuri. E kemi bërë të ecë me këmbë të veta. Oferta jonë mbahet e sinqertë, aq sa dimë dhe aq sa premtojmë, andaj ju shikuam në sy, dje kur u dyndëm dhe luftuam, kur na ra tërmeti, breshëri dhe vershimet, ndamë dhe ndajmë bashkë, atë që dimë dhe mundemi, faqebardhë dhe krenarë, bashkë me të mirën e mundshme!
Ky vend i bekuar, ka bekimin e njerëzve të mirë. Ata janë në mesin tonë, ku ndjehemi krenarë për atë që e bëjmë bashkë!
#bashkeiadalim